Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë rreth orës 20:00 ka kryer arrestimin e një të dyshuari 54 vjeçar.
SH.K u arrestua nën dyshimin se më datë 31.01.2021 rreth orës 09:00 ka ngacmuar ankuesin duke e përcjellë të njëjtin dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.
“Arrestimi i të dyshuarit; Sh. K, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e ngacmimit të denoncuar nga ankuesi më datë 31.01.2021.
Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari më datë 31.01.2021 rreth orës 09:00 ka ngacmuar ankuesin duke e përcjellë të njëjtin dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.
Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.
Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, tha ai./Front Online/