Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bën të ditur se të premten në ora 23:45 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “RIfat Berisha” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.
Në lidhje me këtë policët e rendit, e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje dhe lëndime trupore ndaj bashkëshortes së tij Y.A ( F/K) e moshës 27 vjeçare e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”./Front Online