Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.
Këto arrestime kanë ndodhur përgjatë një jave.
“Policia e Kosovës – Stacionet Policore nё kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nga data 12.03.2021 e deri me datë 19.03.2021 (periudha një javore), ka arrestuar gjithsejtë nëntëmbëdhjetë (19) persona me urdhëresë nga Gjykata. Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale: Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik, Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, , Vjedhje e shërbimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Stacionet Policore nё kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nga data 12.03.2021 e deri me datë 19.03.2021 (periudha një javore), ka arrestuar gjithsejtë nëntëmbëdhjetë (19) persona me urdhëresë nga Gjykata.
Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale:
Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik, Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, , Vjedhje e shërbimeve.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme.