12 persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar.
Ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme e po ashtu kanë bërë kontrabanda të emigrantëve.
Policia ka thënë se arrestimet janë kryer pas një operacioni të përbashkët me Prokurorinë Speciale.
Zyrtarja Policore në stacionin e Policisë ka thënë se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës.
“Gjatë operacionit janë gjetur laborator dhe pajisje që janë përdorur për falsifikim me dokumente. Aksioni është zhvilluar ndaras në dy pjesë. Janë bastisur 12 lokacione. Janë gjetur Letërnjoftim, patentë shoferi, pasaporta false, të gjitha këto nga 16 shtete të ndryshme. Aksionet janë kryer në bashkëpunim me Europolin. Janë sekuestruar të gjitha materialet që janë gjetur në këto dy aksione”, tha zyrtarja policore.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/posts/489734609047289