Një oficer policie ka përshkruar ngjarjen horror se si gjeti trupat gjysmë të zhveshur të 39 emigrantëve në pjesën e pasme të një rimorkio kamioni.
Pc Jack Emerson ishte ndër të parët në vendin e ngjarjes në Essex pasi shoferi i kamionit Maurice Robinson thirri policinë në fillim të 23 tetorit të vitit të kaluar.
Robinson, 26 vjeç, kishte marrë rimorkion nga porti Purfleet pasi ishte transportuar nga Zeebrugge në Belgjikë.
Policia mbërriti në vendngjarje në 1.50 të mëngjesit. Duke përshkruar skenën, oficeri Emerson tha: ‘Pashë një nga dyert e rimorkios që ishte e hapur dhe mund të shihja shumë trupa gjysmë të zhveshur në pjesën e pasme të rimorkios, të shtrirë në dysheme pa lëvizur.
‘Unë iu afrova derës së rimorkios për të inspektuar më tej trupat dhe u bë e qartë ndërsa u afrova se e gjithë rimorkio ishte plot me trupa.
‘Dukej se ata nuk kishin qenë atje për një periudhë shumë të gjatë kohore pasi nuk kishte ndonjë shenjë të dukshme dekompozimi.
‘Sidoqoftë, nga rimorkio vinte një erë e çuditshme si kimikate,” tregoi ai.