×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici nga Istogu vdiq pasi u lirua nga spitali, familjarët flasin për rastin tragjik

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Sot është bërë një javë nga varrimi i policit, Halil Metaj.

    Në mesditën e të dielës, Halil Metaj ishte përfshirë në aksident mes dy veturash në fshatin Bellopojë, nga një bashkëvendas i tij.

    Aksidenti që në shikim të parë dukej tejet serioz, për fat të mirë kaloi pa pasoja në njerëz. Por, kjo doli të ishte e përkohshme.

    Halil Metaj u dërgua në spitalin e Pejës në gjendje jo aq të rëndë shëndetësore. Me disa lëndime të lehta, të jashtme, policit të ndjerë iu bënë disa kontrolle në spitalin e Pejës.

    Pasi ka bërë disa inçizime, Metaj është liruar nga spitali duke i thënë se gjendja e tij është stabile. Familjarët në kushte anonimiteti tregojnë për gjendjen e familjarit të tyre, disa orë para se të ndërronte jetë.

    Metaj pas lirimit nga spitali i Pejës, ishte dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Shushicë. Natën e të hënës vonë, Metaj ishte ankuar tek familjarët se kishte dhimbje të vazhdueshme te brendshme në gjoks. Për këtë, ai kishte kërkuar që të dërgohej në spital.

    Rreth orës 03:00 të mëngjesit, Halil Metaj është dërguar në spitalin e Istogut nga djali i tij. Pasi kishte marrë një infuzion dhe disa ilaçe për qetësim, ai ishte kthyer në shtëpinë e tij. Por, duke mos e ndjerë veten aspak mirë me shëndet, polici i ndjerë i kishte kërkuar djalit të tij që ta dërgonte në spitalin e Pejës dhe mos të futej fare në shtëpi. Metaj ishte nisur për në Spitalin e Pejës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Kur ishte afër arritjes në spital, gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej, shkruan Indeksonline.

    Madje, me tu pranuar në qendrën emergjente në Pejë, gjendja e Halil Metajt ishte përkeqësuar në masë të madhe. Këto ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi që mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë 49 vjeçarin nga Istogu.

    Duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë, prokurori i rastit ka vendosur që të ndjerit t’i bëhet obduksioni. Vëllai dhe djali i policit të ndjerë, nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Familjarët thonë se janë në pritje të obduksionit dhe më pas do të vendosin për rrugët që do të marrin rreth këtij rasti. Halil Metaj ka lënë prapa katër fëmijë.

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Para pak minutash ka ndodhur një aksident mes disa veturave në Veternik, më saktësisht tek “Gizzi Grill”, raporton “Front Online”. Aktualisht në...
    Lajme07 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive në QKUK ka vdekur një i burgosur me inicialet A.M. Në...
    Lajme06 Janar 2025
    Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme....
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e...
    Vip06 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Në oborr,...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin...
    Lajme06 Janar 2025
    Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara...
    Vip06 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë reaguar në mënyra të ndryshme kur kuptuan se...
    Vip06 Janar 2025
    Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka. Krejt...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.