×
  • Lajme
  • Lajme

    Policë të armatosur, hetues e pako me gjësende – Vazhdojnë bastisjet e shtëpive të tre ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Kanë kaluar më shumë se dy orë që prej se hetuesit e Speciales kanë nisur bastisjet në shtëpitë e tre ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Rexhep Selimi.

    Pak para orës 09:00, të tri këto lokacione janë mbushur me policë të EULEX-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës që aktualisht po ofrojnë asistencë, shkruan lajmi.net.

    Pak kohë pas nisjes së bastisjes, policët e EULEX-it janë parë teksa dalin me disa pako nga banesa e ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

    Pako janë parë edhe në shtëpinë e ish-presidentit Thaçi, mirëpo që të njëjtat janë futur brenda.

    Zyrtarë të PDK-së mblidhen tek selia e partisë, hetuesit e Speciales shihen me pako në dorë

    Aktualisht, në zyret e PDK-së janë disa zyrtarë të kësaj partie të cilët po përcjellin nga afër zhvillimet.

    Edhe nga Prokuroria e Specializuar kanë konfirmuar operacionin e sotëm, teksa kanë thënë se po ndihmohen nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, mirëpo pa dhënë informata shtesë.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në komunikatën për media.

    Më herët gjatë javës, Specialja kishte bastisur edhe shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili edhe është arrestuar e transferuar në Hagë.

    Ndaj të njëjtit, seanca dëgjimore do mbahet të hënën me fillim prej orës 11:00.

    Në të njëjtën kohë që po zhvilloheshin bastisjet, qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje në lidhje me zhvillimet e fundit.

    Aty ka pasur përplasje mes ministrit të AAK-së, Selim Selimi i cili ka kërkuar pezullimin e dialogut me Serbinë.

    Kjo kërkesë ka hasur ndërkaq në kundërshtimin e kryeministrit Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul. Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.