×
  • Sport
  • Sport

    Pogba mes emocionesh flet për rikthimin e shumëpritur në futboll

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Paul Pogba i vitit 2025 është një person ndryshe nga e kaluara.

    Flet me zë të ulët, me qetësi dhe një buzëqeshje të lehta, ndërsa duket larg imazhit të lojtarit spektakolar dhe të personalitetit prej “gangsterit” që e ka karakterizuar në vitet e tij më të mira.

    “Mbi të gjitha, mezi pres të kthehem dhe të luaj futboll”, thotë futbollisti francez në një intervistë për “GQ France” me një emocion të qartë në zërin e tij.

    “E dini, ka kaluar aq shumë kohë që kur nuk kam luajtur”, vazhdoi ai.

    I lindur në vitin 1993, Pogba e kaloi një vit mjaft të vështirë më 2024 me shkëputje të kontratës me Juventusin në muajin nëntor, ndërsa tash është i lirë të nënshkruajë me cilindo klub.

    Një situatë jo fort e lehtë për një lojtar të kalibrit të tij, i cili jo shumë vite më parë konsiderohej si njëri prej mesfushorëve më të talentuar në botë.

    “Nuk e kisha imagjinuar kurrë më parë që do ta gjeja veten si një lojtar i lirë në këtë periudhë të sezonit. Nuk e kam përjetuar kurrë më parë një gjë të tillë”, shtoi ish-përfaqësuesi francez.

    Me të ardhmen e tij profesioniste ende pezull, Pogba ka shumë opsione përpara tij.

    “Sot kam shumë propozime, vijnë ngado”, thekson tutje ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Juventusit, duke i mbajtur sekrete ofertat që i kanë ardhur.

    Marseille, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindja e Mesme, Premierliga? Tash për tash, gjithçka është e paqartë dhe ai preferon të mos i japë shumë rëndësi asnjë destinacioni.

    “Dua t’i shoh se çka do të më tërheq dhe më përshtatet më shumë. Sepse jam në një periudhë kyçe të jetës sime dhe të karrierës sime. Është një vendim që do ta marr në kohën e duhur”, nënvizoi tutje Pogba.

    Edhe pse mund të nënshkruajë qysh tash kontratë pasi i përfundoi suspendimi nga futbolli, mesfushori francez nuk e ka me nguti.

    Ai nuk e përjashton mundësinë të luajë edhe në Francë, siç kanë bërë në të kaluarën lojtarët si André-Pierre Gignac apo N’Golo Kanté, të cilët kanë luajtur në Ligue 1 pa e humbur vendin në Kombëtare.

    Sidoqoftë, Pogba e di se rikthimi i tij në fushën e blertë do të varet mbi të gjitha nga gjendja e tij fizike dhe nga ajo mentale.

    Në të kaluarën, mesfushorin kualitativ e kanë karakterizuar lëndimet dhe problemet personale, ndërsa kjo e bën të vështirë dhe të paqartë etapën e tij të re.

    Edhe pse vitet po shkojnë dhe ai është i vetëdijshëm se trupi i tij nuk është më si ai i Pogbas së dikurshëm, futbollisti është i vendosur.

    “Këto sfida ma kanë dhënë një vendosmëri më të madhe. Ndihem si një fëmijë që dëshiron të bëhet lojtar profesionist. Jam rikthyer të jem Paul Pogba i vogël i Roissy-en-Brie, i cili dëshiron të lërë gjurmë”, përfundoi Pogba. /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Sport29 Maj 2025
    Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi...
    Sport29 Maj 2025
    Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar...
    Sport29 Maj 2025
    Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Dukagjinit edhe për sezonin e ardhshëm. Pasi arriti...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    Lajme29 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka ndërhyrë në punën e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës. Bislimi të enjten...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    Lajme29 Maj 2025
    Xhevdet Qeriqi nga shoqatat e dala nga lufta, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara në...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.