Komuna e Podujevës ka blerë lule në vlerë 9 mijë e 200 euro për të zbukuruar hapësirat publike gjatë stinëve, pranverë – verë.
Ajo ka shpërblyer me tender kompaninë “Biti-Com”.
Ajo ishte e vetmja që ofertoi në këtë aktivitet të prokurimit, raporton “Front Online”.
Në dosjen e tenderit nuk figuron kontrata e lidhur mes palëve. Mirëpo, bazuar në kërkesën që ka parë “Front Online”, Podujeva ka kërkuar 12 mijë e 500 copa lule.
Lulet janë të llojeve të ndryshme, “Krizentema”, “Verner”, “Bomboni”, “Petonia” , “Viola”, “Tulipan” dhe “Zjarri”.
Pos luleve, komuna ka kërkuar edhe 35 ton dhe, të situr (klasa e parë). Po ashtu edhe 1 mijë kg pleh për lulet.
Ujitja, pastrimi, prashitja dhe roja e këtyre barishteve, sipas komunës, duhet të bëhet nga operatori në kohëzgjatje prej 7 muajve./Front Online/