Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë mikpritës i ndeshjes finale të këtij kompeticioni, shkruan FrontOnline.
Në kryeqytet, kundër njëra-tjetrës do të vihen Dukagjini i Klinës dhe Llapi.
Para kësaj ndeshje, qyteti i Podujevës e ka marrë një pamje festive, ku në qendër janë vendosur flamuj me simbole të Llapit.
“Faleminderit Podujevë për mbështetjen e parezervë ndaj nesh. Është koha t’iu bëjmë krenar, andaj të bashkuar do t’ia dalim” shkruhet në faqen zyrtare të Llapit në “Facebook”./FrontOnline/
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159147446257243