As Podujeva e as Mitrovica e Veriut nuk mund ta përcaktojë konfigurimin politik në nivelin kombëtar, kështu konsideron analisti politik, Ismet Kryeziu.
Kryeziu thotë se zgjdhjet komunale janë pak të rëndësishme në substancë, kjo sepse miratimi i buxhetit për vitin që po vjen ka përfunduar dhe se në fund të verës janë zgjedhjet e rregullta lokale.
Ai konsideron se përveç një obligimi kushtetues, zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut kanë pak rëndësi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Asnjeri qytet e as Podujeva e Mitrovica e Veriut s’besoj se e percaktojne konfigurimin politik ne nivelin kombetar.
Sa i perket zgjedhjeve per kryetar komune, jane pak te rendesishme ne substance. Miratimi edhe planifikimi i buxhetit per vitin 2021 ka perfunduar, kryetari i ri sipas gjitha gjasave mandatin e fillon ne janar, ne fund te veres jane zgjedhjet e rregullta lokale dhe kete pozite nuk do ta ushtroje as dhe nje gjysme viti.
Pra, zgjedhja e kryetarit ne Podujeve dhe ne Mitrovicen e Veriut, perveq nje obligimi kushtetues, kane pak rendesi.