Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj një personi i cili e ka drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në një njoftim të policisë së Gjilanit.