×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Po voziste 112 km/h në zonën 40, i hiqet për një vit patentë shoferi 19 vjeçarit

    FrontOnline
    12 Nëntor 2022

    Policia e Ferizajt njofton se ka ndaluar një shofer i cili në rrugën “Epopeja e Jezercit” po voziste me 112km/h ku kufizimi ishte 40.

    E.U 19 vjeçar u gjobit me 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit heqje të patentë shoferit.

    Njoftimi i plotë nga Policia:

    Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë

    Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 22:52 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Epopeja e Jezercit ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 112 km/h.

    Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.U (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

    Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

    Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

    Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur Prof. Dr. Dalip Limani. Në njoftimin e ShSKUK-së, shkruan se...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka dënuar aktin e arrestimit të politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, duke thënë...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur...
    Sport10 Shtator 2024
    Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit. Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.