Hyundai njoftoi muajin e kaluar se aktualisht është duke punuar në disa automjete të reja me emetim zero (përfshirë Ioniq 6 të njoftuar prej kohësh) dhe njoftoi planet e saj për të përfshirë të paktën 11 automjete të reja elektrike deri në fund të kësaj dekade.
Hyundai ka vendosur një objektiv të ri, që është të shesë 1.87 milionë automjete elektrike në vit nga viti 2030.
Si pjesë e planit, Hyundai do të lançojë tre sedan elektrikë, gjashtë SUV, një automjet të lehtë komercial dhe një “model të ri” të paspecifikuar. I pari që do të arrijë do të jetë Ioniq 6, dhe më pas Ioniq 7 gjatë 2024.
Njoftimet e fundit nga Hyundai thonë se Ioniq 6 do të ketë premierën e tij në muajt e ardhshëm, dhe është një sedan elektrik, pamja e të cilit është frymëzuar nga koncepti Hyundai Prophecy (në foto).
Në shtator të vitit të kaluar mediat shkruanin se lansimi i Ioniq 6 është shtyrë për mesin e vitit 2022, për të bërë disa ndryshime. Në këtë drejtim, makina u zgjerua me 20 mm, parakolpët dhe dritat u rivendosën dhe mori bateri prej 77.4 kWh (në vend të 72.6 kWh).
Ioniq 6 bazohet në platformën E-GMP dhe ka shumë të ngjarë të ofrohet në një version me motor elektrik të vetëm (ndoshta me 226 kf) dhe me rrota të pasme, si dhe në një version me dy elektrikë dhe me të gjitha rrotat (me 321 kf dhe 577 kf respektivisht në edicionin N).
Pritet një distancë prej mbi 300 milje (483 km) dhe mbetet për t’u parë nëse mund të ofrohen bateri më të vogla prej 58 kWh./FrontOnline/