×
  • Kronika
  • Kronika

    Po transportonin sirianë drejt Kosovës, arrestohen vëllezërit binjakë në Kukës

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Dy vëllezër binjakë janë arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona dhe është vënë nën hetim një 19-vjeçare.

    Ata po transportonin disa sirianë në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës me mjetin “Land Rover”, ndërsa u arrestuan në Kukës.

    Njoftimi i policisë:

    Kukës/ Finalizohet me sukses nga strukturat e DVP Kukës, operacioni policor i koduar “Astiri 2020”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë 2 vëllezër, shpallen në kërkim 3 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Astiri 2020”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 25 vjeç dhe F. M., 25 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër binjakë). U procedua në gjendje të lirë shtetasja R. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Xh., I. Xh. dhe F. D., banues në Tiranë. Shtetasit F. M., R. B. dhe F. M., në bashkëpunim me shtetasit Xh. Xh. dhe I. XH., do të transportonin disa shtetas sirianë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit F. M., F. M. dhe R. B., kishin rolin e paraprijësit të mjetit “Land Rover”, ku ndodheshin shtetasit Xh. Xh. dhe I. Xh., për t’i njoftuar në rast se do të kishte pika kontrolli nga Policia. Shtetasit Xh. Xh. dhe I. Xh. që udhëtonin me mjetin “Land Rover”, me të cilin dyshohej se po transportonin shtetasit sirian, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi F. M. drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Xh. dhe I. Xh, si dhe pronari i mjetit me të cilin ata qarkullonin, shtetasi F. D. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.