Sarah Berisha është blogerja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, e cila është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyera të publikut, sidomos për lidhjen e saj me Dj-in e njohur brenda shtëpisë.
Sarah dhe PM kanë arritur ta vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas eleminimit të tyre nga formati, dhe këtë e kanë treguar nëpërmjet postimeve të tyre me njeri-tjetrin në rrjete sociale.
Ditën e sotme, Sarah ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme për jetën e saj.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë një pyetje lidhur me Dj PM, nëse dyshja po planifikon një fejesë të mundshme me njeri-tjetrin.
Sarah i është përgjigjur duke thënë se është ende herët për të konsideruar një gjë të tillë, pasi ata kanë vetëm tre muaj që njihen, ndërkohë që janë njohur nëpërmjet një formati televiziv.
“A keni ndonjë plan për fejesë?”- pyet një ndjekës.
“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dal nga nje format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin. Cdo gjë ka kohën e saj.”- ka shkruar ajo.