Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.
Kjo, për shkak se ata po i shqiptonin një gjobë për një kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Bashkim Fehmiu, Prishtinë 03.02.2023-18:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhen në raportin 24 orësh të Policisë.