Hysni Gucati në emisionin Frontal në T7 ka treguar se ai ka pasur informacione se do të arrestohet brenda shtatorit Specialja.
Gucati thotë se lajmin nuk ia dha babait të tij, pasi ishte duke luajtur me nipin dhe nuk dëshironte ta mërziste në ato momente.
Tutje ai tha se e lajmëroi vetëm djalin e madh dhe gruan e tij.
“I kom pas do informacione se do të arrestohem. 3-4 ditë para, e kom ditë që brenda shtatorit, do të arrestohem. Unë shkova në shtëpi t’i tregoj babës, ishim duke pi qaj, nuk i tregova babës se ish duke lu me nipin edhe nuk deshta me ja prish harmonin. I tregova vetëm djalit të madh edhe gruas. I kam thënë pritet që të jenë dy arrestime, nuk e kom ditë kush ka me qenë. Unë nuk e kom pas ndërmend me i ik”, tha ai në T7.