Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili si rrallëherë ka folur për jetën e tij private.
Në “Prive” Ismaili ka treguar edhe detaje rreth takimit të parë me bashkëshorten e tij, Arizonën.
“Unë kam insistuar të dalim. Kemi dalë në një drekë, në një nga restaurantet në Prishtinë, por s’jam treguar shumë i interesuar, e kam mbajtur veten. Ajo çfarë ka qenë interesant në daljen e parë është se kam thënë “Hej po du me pa edhe njëherë”, tha Ismaili,raporton Kosovarja.
Çifti u martuan në mars të vitit 2007.