Sarah Berisha dhe Dj Pm janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Dyshja simpatike që janë së bashku më shumë se 1 vit kanë reflektuar gjithmonë shumë dashuri dhe pozitivitet në daljet e tyre.
E sot me 14 shkurt, Ditën e të Dashuruarve, natyrisht se nuk ka munguar një befasi dhe dedikim shumë romantik nga PM.
Sarah mori një buqetë me lule dhe fjalë të ëmbla dashurie.
‘’Urime Shën Valentini zemër! Të dua deri në Shën Valentinin e fundit të jetës! I joti PM’’, shkruan Dj i njohur ndërsa ‘’Të dua shumë’’ ka shkruar Sarah në postimin që i ka bërë.