Kryendeshja e javës së 27-të në Superligën e Kosovës i ka takuar Prishtinës.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka qenë nikoqir i skuadrës kryeqytetase, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në pasditën e sotme i ka takuar Prishtinës me rezultat minimal, 0:1.
https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/posts/10151495224029959
Pas ndeshjes ka ardhur reagimi i tifogrupit prishtinas, “Plisat”, të cilët janë të kënaqur me fitoren e Prishtinës.
Shkrimi i plotë i “Plisave” në “Facebook”:
“PRISHTINA triumfon në Suharekë ndaj KF Ballkanit me rezultat 0:1
Super paraqitje e lojtarëve tanë, vazhdojmë rrugës sypatrembur drejt titullit kampion!
URIME PLISA
URIME PRISHTINE“./FrontOnline/