×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Plenkoviq: Duhet të diskutojmë situatën në Ballkanin Perëndimor

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pohuar se e mirëpret vullnetin e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.

    Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua 27 shteteve të bllokut evropian në vitin 2013 dhe aspiron të jetë një urë lidhëse midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Plenkoviq ka pohuar se të gjitha shtetet ballkanike duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit.

    “Vendet e Evropës Juglindore janë në krye të anëtarësimit në BE. Ne i mbështesim të gjitha, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën, ku kroatët përfaqësojnë një pjesë të popullsisë së bashku me serbët”, tha ai.

    I pari i Kroacisë këmbëngul në nevojën për të “diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor në Këshillin Evropian”, kur u pyet nga France 24, pas zhvillimeve të fundit të protestave në rajon dhe ndikimit rus.

    Ai përmend Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, të cilat, sipas tij, “janë të gatshme të përshpejtojnë integrimin e tyre në BE”.

    Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes: “Ka një situatë politike dhe tensione të cilave Evropa duhet t’iu kushtojë vëmendje së pari. Ne duhet të veprojmë për stabilitet, të mbështesim forcat politike që janë për stabilitet dhe integrim evropian”, u shpreh ai në një intervistë për France 24.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar telefonat e mençur dhe kompjuterët nga tarifat e tij reciproke, duke përfshirë një tarifë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Socialiste në Shqipëri hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Iranit kanë nisur në Muscat, kryeqyteti i Omanit. Ministri i Jashtëm...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për efektet që do t`i ketë vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Duke përmendur një...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke mbajtur një fjalim në...
    Vip12 Prill 2025
    Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor...
    Lajme12 Prill 2025
    Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin. Ai u shpreh shumë entuziast për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.