Në të gjithë Brazilin ai njihet si adhuruesi i seksit dhe poligamisë, ndërsa ka marrë pseudonimin “Hugh Hefner”. Megjithatë rruga e jetës që ka zgjedhur krijon shumë reagime. Braziliani Arthur Urso ka “ndërtuar” botën e tij, rregullat e tij bazuar në fantazi të egra. Kënaqësinë e merr nga…”pallati i dashurisë së lirë” që ka ndërtuar, një vend ku kryeson liria seklsuale.
Familja e Ursos është çdo gjë tjetër veçse e jo zakonshme. Ajo përbëhet nga ai dhe tetë gratë e tij. Modeli i ri dhe ylli i uebsajtit Only Fans u bë kryefjalë vitin e kaluar kur u martua me tetë gra në të njëjtën kohë në një ceremoni. Megjithatë, martesa e tyre nuk ka status ligjor pasi poligamia është e paligjshme në Sao Paulo dhe në të gjithë Brazilin.
Por si ia del Arturi në jetën e tij intensive martesore? Për të kënaqur të gjitha gratë e tij ai madje ka bërë një orar për seks dhe kalon kohë të barabartë me secilën. “Të gjitha kërkojnë vëmendje, dashuri dhe seks që të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe unë nuk mund të bëj më shumë për njërën sesa për tjetrën ”.
E vetmja “ankesë” që Arturi ka nga gratë e tij janë faturat e tepruara që i kërkohet të paguajë për to, por ai këmbëngul se mund të menaxhojë shpenzimet e familjes së tij pasi dëshiron që të gjithë të jetojnë në luks.
Arturi filloi ndërtimin e “rezidencës së dashurisë së lirë” në një truall prej 700 metrash katrorë, i cili është frymëzuar nga pallati i Playboy.
Megjithatë, kjo ka sjellë reagime të shumta. Ka disa që nuk janë aspak të kënaqur me stilin e jetës së Arturit. Këta të fundit sigurisht janë fqinjët e tij të cilët i kanë bërë të qartë se nuk e duan pasi i kanë lënë një mesazh në murin e shtëpisë së tij. “ Familje demonësh, largohuni, nuk jeni të mirëpritur ”, thuhej në mesazh./FrontOnline/