Plator Abazi, djali i dy këngëtarëve të mirënjohur Mihrije dhe Naim Abazi, ka nisur pushimet së bashku me të fejuarën e tij.
Ai nga atje ka publikuar fotografi ku shihen së bashku me Tringën pranë plazhit. Nuk dihet se ku po i kalojnë pushimet çifti.
Ditë më parë dyshja dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejësë, fejesa e tyre bëri bujë të madhe në rrjetet sociale.
Platori dhe Tringa janë prej kohësh në një lidhje e cila u shënua e festua në mënyrën më të mirë të mundshme përmes një ahengu familjar.
Ceremonia erdhi si befasi për faktin që si lidhja ashtu edhe e gjithë përgatitja për eventin u mbajt goxha mirë ‘fshehur’.