×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani i Rritjes për BP, flasin nga BE-ja: S’ka momentalisht “parafinancim” për Kosovën e Serbinë

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Bashkimi Evropian ka thënë se momentalisht nuk ka një “parafinancim” për Kosovën e Serbinë, sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, ka thënë se në procedurat për “Planin e Rritjes”, ka parakusht për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në dialogun për normalizim të marrëdhënieve në mënyrë konstruktive.

    BE-ja ka kryer pagesat e para për Shqipërinë dhe  Maqedoninë e Veriut.

    Fjala është për “parafinancimin” që kap shumën prej 7 për qind të mjeteve të përgjithshme, të cilat nga ky plan i janë dedikuar Shqipërisë.

    Shqipërisë i janë paguar tashmë 64.5 milionë euro, nga të cilat 34 milionë kredi për buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër për infrastrukturë.

    “Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka paranfinancim për Serbinë dhe Kosovën. Më herët këtë javë e javën e kaluar u bë parafinancimi për Maqedoninë e Veriut e Shqipërisë. Por, procesi po vazhdon për Kosovën e Serbinë”, ka thënë Mercier në konferencë për media.

    “Në procedurat për Planin e Rritjes, ka parakusht kur bëhet fjalë për Serbinë e Kosovën, e që është të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket parafinancimit”.

    Mercier ka thënë se duhet bërë vlerësime të kritereve të ndryshme, dhe parakushti për angazhimin konstruktiv është një nga to.

    Kosova nuk e ka ratifikuar në Kuvend “marrëveshjen për kredi” me BE-në dhe derisa të mos e bëjë këtë nuk mund të marrë pagesa. Ndërkohë, ndaj Kosovës BE-ja po i mban masat ndëshkuese të vendosura në qershorin e vitit 2023.

    BE-ja ka vendosur që të gjitha vendet për të cilat janë aprovuar agjendat e reformave dhe rritjes të paguhet si “pagesë para financuese”, shuma prej 7 për qind e mjeteve të dedikuara për atë vend përkatës. Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë përmbushur kushtin e miratimit të agjendave të reformave.

    Paketa në total është në një vlerë prej 6 miliardë eurosh për të gjitha vendet e rajonit, për periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Nga kjo shumë, 2 miliardë janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme. Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

    Mbi 250 milionë Kosovës do t’i ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

    Sipas kësaj, Kosovës do t’i paguheshin 7 për qind në fillim si “parafinancim”, që i bie rreth 61 milionë euro. Për kokë banori, Kosova do të përfitojë më së shumti nga të gjitha vendet e rajonit nga kjo paketë.

    Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë euro, Maqedonia e Veriut gjithsej do të mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, Serbia  1.58 miliardë euro, Bosnjë-Hercegovina 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa Mali i Zi 383 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje...
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2025
    Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë. Policia e Kosovës këtë...
    Lajme31 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor...
    Lajme31 Mars 2025
    Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15%  do të favorizojë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë...
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.