×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani i ri, si do të organizohen dasmat në Kosovë

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka paraqitur kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për lejimin e organizimit të dasmave dhe ahegjeve. Madje, nga kjo odë e kanë përgatitur edhe një manual se si do të mbahen këto evente.

    Bazuar në këtë manual, tash e tutje në hyrje të sallave do të angazhohet një infermier me një orar 2 orë pune, cili do t’ua kontrollojë temperaturën mysafirëve. Mëditja e tij do të jetë 30 euro dhe për pagesën do të kujdesen pronarët e sallave.

    Rregulla të reja do të ketë edhe për kamarierët dhe të tjerët që do të angazhohen në shërbim.

    “Punëtorët ose kamarierët do të shërbejnë me dorëza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diametër 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distance 2m e tavolinës nga tavolina tjetër”, thuhet në manual.

    Obligative do të jetë edhe posedimi i një liste me emrat e të pranishmëve në aheng që në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kenë adresë për gjurmim dhe këto shënime të ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili punëtor ka shërbyer në ato tavolina.

    Ndërkohë, i gjithë stafi do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor si gjithmonë nga mjekët sanitar.

    Me manualin e ri, pronarët e sallave duhet të dezinfektojnë objektin, sallën, kuzhinën dhe të vendosin shenja paralajmëruese për kujdes të shtuar si dhe dezinfektues me bazë alkooli nëpër salla.

    “Menaxhmenti do të ketë rol kyq dhe të jenë në nivel detyure me qëllim të respektimit të masave nga ana e stafit në mënyre efektive t’i kontrolloj pikat dezinfektuese brenda dhe jashtë objektit të kujdeset që ato të jenë të mbushura me produkte si sapun dhe dezinfektues të kujdesen në pastërtinë e stafit si dhe pauza të shkurta kohë pas kohe personat përgjegjësi të kontrollojnë zbatimin e masave”, thuhet tutje në manual.

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës sot i ka dorëzuar këtë manual Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar lejimin e dasmave dhe ahegjeve.

    “Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, dhe tashmë Manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK kërkon që të lejohen Ahengjet dhe Dasmat. Bazuar në premtimet e marra, OHTK-ja beson se së shpejti do të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat”, thuhet në postim.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.