Capital T prej kohësh përflitet në media për një histori të mundshme me modelen Adrola Dushi.
I ftuar në një intervistë, babai i i tij ka zbuluar planet e reperit për të krijuar familje, madje duke hedhur dyshime edhe për partneren e tij.
“Me Trimin jam shok. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Tani e ka momentin. Duhet t’i japë drejtim dhe besoj që ka për t’i dhënë drejtim shumë shpejt. Shpresoj që do ta gjejë njeriun i cili do të jetë i duhuri për të, ose e ka gjetur,”-tha Agim Ademi.