×
  • Lajme
  • Lajme

    Planet e Presidentit për të ndërruar zyrat, Hoti akuzon për rritje të shpenzimeve

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me planet e Presidentit Thaçi për t’u zhvendosur në objektin e ish-komitetit. Hoti ka thënë se nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publik në kurriz të shpenzimeve publike.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se zhvendosja e Presidencës në këtë objekt, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e punëtorëve të MKRS’së dhe MBPZHR’së, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira.

    “Është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy Minsitrive”, ka shkruar Hoti.

    Ndryshe, kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga.

    Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. E në shënimin...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht...
    Kronika24 Nëntor 2024
    25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës. Në...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa ushtria ukrainase rrëzoi 50 nga 73...
    Vip24 Nëntor 2024
    Nea Body Center ka bërë që banorët e shtëpisë më të famshme në vend, të përjetojnë magjinë e trajtimit të lëkurës. Megjithatë,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj. Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.