Yll Raçi, i riu nga Podujeva i cili njihet se bën jetë më ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij dhe vishet si plak, ka folur rreth zgjedhjeve në komunën e tij.
Ai për T7 ka thënë se të rinjtë po e shesin votën për 20 euro, derisa deklaroi se pleqtë e kanë votuar çdo herë një parti të njëjtë.
“Pleqtë i falënderoj gjithmonë, ata kur e votojnë një parti një herë, e votojnë çdo herë. E rinia është duke u mashtru, po e shesin votën për 20 euro. Mos e shtini votën”, ka thënë Raçi, raporton Express
Ai tutje ka komentuar edhe përplasjen ndërmjet aktivistëve të LDK’së e VV’së para pak ditësh në Podujevë.
“Llapi ka pasur gjithmonë burrëri dhe trimëri. Shpresojmë që bëhet mirë. Podujeva nuk ka mbetë prapa, janë ndreqë shkolla, ura, bulevardi. Këta kanë qenë dy parti, nëse rrehen këto parti është shumë keq, jemi shqiptarë të gjithë. Duhet me qenë të kënaqur cilido te merr. Nëse rrehem ndërmjet vete ku po mbesim, do të qeshin shtetet tjera me ne”, ka thënë ai.