Janë dorëzuar në polici dy nga të dyshuarit që ishin shpallur në kërkim për plagosjen që ndodhi para disa ditësh në Gjonaj të Hasit.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë Hajdin dhe Hajdar Likaj.
Ata dyshohen për katër vepra penale ‘Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’.
“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditëve të kaluar, organet e rendit kanë arritur të prangosin edhe katër anëtarë të tjerë të familjes Likaj.