Dje në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy familjeve. Lëndime trupore ka pësuar një person dhe dy kalimtarë të rastit.
Kalimtarët e rastit janë liruar për në shtëpi pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa një person i përfshirë në konflikt që është lënduar nga arma e zjarrit po vazhdon trajtimin në QKUK.
Lidhur me rastin janë ndalur dy persona dhe dy të tjerë ndodhen në arrati.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË NË BASHKËKRYERJE/ Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.