Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në lidhje me plagosjen e djeshme të një gruaje në Bresje të Fushë-Kosovës.
Sipas policisë, është arrestuar personi i dyshuar që ka shtënë me armë, por edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka marrë armën e cila është përdorur dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja e plagosur sipas QKUK-së, është jashtë rrezikut për jetë.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.