Policia njofton për një plagosje me thikë që ka ndodhur dje në Prizren.
Një i dyshuar ka therur viktimën mashkull, për motive akoma të panjohura.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për të pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Prizren 04.10.2020 – 21:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe i është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.