Një person është plagosur të enjten në Prishtinë.
Sipas policisë, viktimaka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është në arrati.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 04.05.2023 – 00:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.