Një person është plagosur dhe një femër ka pësuar lëndime të lehta në Mitrovicë në orët e vona të së mërkurës.
Siç njofton policia, dy të dyshuar kosovarë për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe pastaj të dyshuarit me veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tij është stabile, ndërsa po ashtu viktimës tjetër (femër), i është ofruar tretman mjekësor.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar veturën e viktimës për ekzaminim, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.
Rasti duke u hetuar.