Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në fshatin Doganaj në komunën e Kaçanikut.
Dyshohet se personat e përfshirë në përleshjen ku u përdor arma e zjarrit, janë familjarë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së në rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Ai tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Kryesore Familjare për trajtim, në Kaçanik.
“Rreth orës 16:15 në fshatin Doganaj në Kaçanik ka ndodhur një përledhje në mes dy personave ku njëri nga ta përdori armën e zjarrit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ndihmën e shpejtë të cilët e kanë transferuar viktimën në QKMF në Kaçanik. Policia është duke i ndërmarrë veprimet policore për këtë rast”, tha ai.