Një tentim vrasje është raportuar dje në Policinë e Mitrovicës së Veriut.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur para 3 ditësh, por që organet e rendit janë lajmëruar tek dje
Sipas raportit të Policisë është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur.
“Rr. Filipa Visnjiqa, Mitrovicë Veri 17.02.2023 – 14:20. Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online