Policia e Kosovës ka njoftuar për plagosjen e një burri në fshatin Greme të Ferizajt.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.
“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.