×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy të rinjë në Prishtinë, për një traktor

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë.

    32-vjeçari, Gëzim Zeka dhe vëllai i tij Kujtimi, 27 vjeçar, u plagosën gjatë një konflikti të armatosur me familjen Neziri, pasditen e 21 nëntorit në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

    E gjithë historia mes familjeve Zeka e Neziri, sipas babait të të plagosurve, nisi 13 vjet më parë, kur ai bëri pazar me Avni Nezirin për blerjen e një traktori.

    Dy familjet ishin pajtuar për shitblerjen e traktorit për 5 mije e 200 euro, në vitin 2011, por meqë dokumentet për kalimin e pronësisë së këtij mjeti bujqësor nga familja Neziri te familja Zeka nuk u kompletuan asnjëherë, Muharremi thotë se tri ditë pa u bërë një vit nga blerja e traktorit, e ktheu mbrapsht atë.

    Ai pretendon se u kërcënua me vrasje nga Avni Neziri, kur e njoftoi atë se do e prishte ujdinë për shitblerjen e traktorit.

    Megjithatë, për 13 vjet familjet nuk paten asnjë problem mes vete.

    Historia e vjetër mes tyre, Muharremi thotë se u rihap me 10 tetor të 2024-ës.

    Derisa ai kishte qenë duke blerë bukë në një furrë buke në lagjen e tij, thotë se u kërcënua dhe u godit me grusht në kokë nga Avni Neziri.

    Rasti ishte raportuar në polici nga pronari i furrës, e dëshminë e tij para hetueseve policorë e kishte dhënë edhe Muharremi.

    Por, konflikti mes dy familjeve nuk ishte mbyllur aty.

    Pas këtij rasti, Muharremi pretendon se familja e tij është përndjekur e përcjellë nga dy kushërinj të familjes Zeka.

    Një muaj e gjysmë pas incidentit në furrë, pasditen e 21 nëntorit, mosmarrëveshja mes prindërve kaloi në konflikt të armatosur mes fëmijëve.

    Muharremi pretendon se vëllai i Avniut, Nexhmedin Nezirj, të enjten e 21 nëntorit ka tejkaluar veturën në të cilën ndodheshin vëllai, djemtë dhe nipi e tij, dhe pas 7 metrave distancë ka ndaluar, duke dalë nga vetura dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së familjes Zeka.

    Nga gjuajtjet me armë zjarri, ai thotë se fillimisht është plagosur me dy plumba Kujtimi, djali i tij i vogël, e më pas edhe djali i tij i madh, Gëzimi.

    Per këtë të fundit, ai pohoi se ka shkrepur armën vetëm në ajër, e jo në drejtim të Nexhmedin Nezirit.

    Muharremi mohon se familjet kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje tjetër, përveç prishjes së ujdisë për blerjen e traktorin këtu e 13 vjet më parë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Analisti politik Arton Demahasaj, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij për përfshirjen në një luftë hibride....
    Artikull i Sponsoruar04 Dhjetor 2024
    Zbuloni ofertat e jashtëzakonshme të Prishtina Ticket për fluturimet nga Prishtina drejt Halmstad dhe anasjelltas! Kjo kompani lidere në Kosovë ofron udhëtime...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe njohësi i mediave, Alban Zeneli, për FrontOnline, ka folur për ndikimin e luftës hibride...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të fillojë në...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një javë më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e vuri qeverinë gjermane para një dileme të madhe: Gjykata lëshoi ​​urdhër arresti...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjykatësi të hënën të rrëzojë vendimin për shpalljen fajtor lidhur me...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti Joe Biden vizitoi të martën një muze të skllavërisë në Angolë, ku mes tjerash të shfaqura janë edhe pranga dhe kamxhiku...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel. Në faqen...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani,për FrontOnline ka thënë se lufta hibride është një kërcënim gjithnjë e më i madh për Evropë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.