Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme në fshatin Milloshevë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët ishin në marketin e pompës se derivateve.
Përmes, raportit 24 orësh është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave dhe ka plagosur që të dytë.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti mbetet nën hetime./FrontOnline/