×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Plagë serioze të personave që u ther’ën me thik’ë në Ferizaj

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    10-vjeçarja e cila është në mesin e viktimave që u therën me thikë të hënën në Ferizaj, është në gjendje stabile.

    Megjithatë, shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka deklaroi se s’mund të thuhet se vajza gjendet jashtë rrezikut për jetën.

    “Gjendja e pacientes për momentin prezantohet të jetë stabile, përkundër asaj që lëndimi ka qenë serioz. Ajo vazhdon të qëndrojë nën veprimin e barnave të gjumit, dhe e kyçur për aparature mjekësore. Vazhdon të marrë monitorimin dhe trajtimin e mjaftueshëm dhe të nevojshëm mjekësor përgjatë 24-orëve. Nuk them se është jashtë rrezikut për jetë, përderisa ajo është ende e varur nga aparatura dhe barnat, mirëpo gjendja e përgjithshme raportohet të jetë stabile për momentin”, tha Uka.

    Nga ana tjetër, sipas drejtorit të Klinikës Torakale, Nazmi Kolgeci, ekipi kujdestar mbrëmë e ka operuar 10-vjeçaren me lëndime serioze, pasi plagët i ka marrë në pjesën e gjoksit.

    Pos kësaj ekipi i njëjtë mjekësor e ka operuar edhe 29-vjeçarin, që po ashtu po vazhdon trajtimin në Mjekimin Qendror Instensiv.

    Kolgeci tha për Klan Kosovën se këto dy raste më pas pritet të transferohen në Klinikën të cilën ky e drejton, atë të Torakales.

    Ndërkaq, i theruri tjetër i moshës madhore i cili ishte trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, tashmë është liruar për në shtëpi. Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, drejtori i kësaj klinike Alban Olluri.

    Sipas tij, ai kishte pasur plagë në kokë, mjekër, dhe qafë, për të cilat është nevojitur ndërhyrja e mjekëve për ndaljen e gjakderdhjes.

    Ndërsa e mitura tjetër e cila ishte në mesin e viktimave të rastit të njejtë, është liruar mbrëmë për në shtëpi, pas trajtimit që ka marrë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

    Sipas mjekut kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Përparim Ramusa, 14-vjeçarja ka një trup të huaj në pjesën e krahërorit që mund të dyshohet se mund të jetë pjesë e metalit nga mjeti i mprehtë, për të cilën viktima duhet të lajmërohet te ortopedi për trajtim te mëtutjeshëm.

    Ende nuk dihen motivet që çuan deri te therja e katër personave që ishin kalimtarë të rastit, dje pasdite në Ferizaj. Ndërsa lidhur me rastin u arrestuan dy persona, për të cilët policia tha se njëri u lirua e tjetri u dërgua në mbajtje.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 902 gjoba dhe ka hequr 12 patentë shoferë. Po ashtu...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës së Partive Politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të saj ka zgjedhur anëtarët e rregullt. Kuvendin zgjedhor...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...
    Opinione23 Dhjetor 2024
    Nga: Eduard Halimi Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring. Boksieri serb është mposhtur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.