Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin të gjinisë mashkullorë i cili dyshohet se ka plaçkitur një shtëpi në Pejë. Ndërsa, familjarët ndodhen të jenë jashtë shtetit të Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet të ketë kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar i cili gjendej jashtë shtetit të Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK