Të mërkurën në orën 01:45, dy punëtorë të një pompe derivatesh në Pejë e kanë njoftuar Policinë se dy persona të panjohur nën kërcënimin e sprejit dhe thikës kanë grabitur cigare dhe kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.