Një mjet transportues me para të Procedit Bank, është plaçkitur nga persona akoma të panjohur.
E gjithë ngjarja ka ndodhur tek Liqeni i Badovcit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Nga kompania Besa Security, përgjegjëse për bartjen e parace kanë deklaruar për ‘GazetaBlic’ se janë dy persona të lënduar.
Ata gjithashtu shtojnë se janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.
“Të lënduar ka, janë dy persona. Krejt në rregull është, tani jemi nisur në vendin e ngjarjes”, thotë ai.Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur pak më parë.