×
  • Lajme
  • Lajme

    PK: Armët, municioni dhe uniformat në Zubin Potok ishin fshehur në një kotec pule

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Armët, municioni dhe uniformat që u kapën në Zubin Potok, ishin të fshehura në një kotec pule, nën kashtë.

    Kjo u bë e ditur në një komunikatë të policisë, përcjell Klankosova.tv.

    “Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim: Një armë AK-47 e demontuar. Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët. Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.  Municion të kalibrave të ndryshëm. Një helmetë ushtarake. Dhjetë rripa për uniforma ushtarake. Një kapelë ushtarake. Dy çantë ushtarake. Një shall kamuflazhi për snajper. Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë. Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez. Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj”.

    Lidhur me aksionin njoftoi më herët edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ku tha se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-së dhe asaj britanike.

    “Ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, deklaroi tutje ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me partnerin implementues OJQ Assist Kosova, ka organizuar diskutim...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka bërë të ditur se në seancën e plenare të Kuvendit të caktuar...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Gjatë hyrjes në aeroportin e Mynihut, policia federale e Gjermanisë zbuloi se kishte disa urdhër-arreste ndaj një kosovari. Ai shkoi direkt në...
    Të tjera
    Kronika04 Dhjetor 2024
    Në mungesë të të akuzuarës Mevlude Nishori, ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka lënë dhjetëra persona të vdekur përgjatë dy javëve po hetohet në Kongon jugperëndimore, thanë...
    Kronika04 Dhjetor 2024
    Një 35-vjeçar është arrestuar rreth orës 01:48 në Skenderaj pasi që i njëjti me forcë kishte tentuar të kryente vjedhje në një...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Isak Shabani, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, për FrontOnline, ka kritikuar deklaratat...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të protestojë sot para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Kryetari i SBASHK-ut,...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të fillojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.