Një vajzë ka treguar momentin kur është tronditur pasi bëri buzët. Taylor-Jay, nga Britania e Madhe ndau një foto të buzëve të saj shumë më të fryra pasi piu alkool dhe kjo menjëherë pas ndërhyrjes.
Pas një nate zbavitëse plot me aventura dhe pije alkoolike ajo tremb nga pamja e buzëve të saj në mëngjes, pasi ato ishin dyfishuar në një madhësi ekstreme. Në një video në TikTok , ajo tha: “Ishte faji im që buzët janë në këtë gjendje sepse u paralajmërova që mos pi.
Unë në të vërtetë nuk prisja që të ndodhte diçka. Dhe nuk mund të mohohet që buzët e saj dukeshin goxha të mëdha…kjo për shkak se alkooli mund të rrisë shanset për ënjtje, inflamacion dhe mavijosje. Ekspertët rekomandojnë të prisni rreth 24 orë përpara se të pini alkool për të shmangur ënjtjen e buzëve këshillë që Taylor-Jay e injoroi.