Garë interesante po zhvillohet edhe në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll. Të dielën janë luajtur ndeshjet çerekfinale.
Ndeshjet çerekfinale janë luajtur në Ferizaj, përcjell FrontOnline.
Çerekfinalen e parë mes Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 30:22.
Vëllaznimi i Gjakovës e ka mposhtur KEK-un me shifrat 29:23, derisa Vushtrria e mposhti Deçanin me 24:20.
Ndeshja në mes të Istogut e Samadrexhës nuk është luajtur, ndërsa në gjysmëfinale ka kaluar Samadrexha.
Fundjavën e ardhshme luhen gjysmëfinalet e po ashtu ndeshja për vend të tretë dhe finalja./FrontOnline/