Federata e Hendbollit e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të madhe garave në grupmoshën e pionierëve. 14 skuadrat pjesëmarrëse ishin të ndara në dy grupe dhe kanë luajtur nga gjashtë ndeshje secila, në qytete të ndryshme.
Në Grupin A, Zhegra u rendit e para, ndërsa pas saj mbetën Kastrioti, Llapi, Vushtrria, Prishtina, Ulpiana e Vjosa, përcjell FrontOnline.
Deçani starton në garat shtesë nga pozita e parë e Grupit B. Besa Famgas ishte e dyta e pas saj Vëllaznimi, Prizreni, Istogu, Drenica e Trepça.
Ndeshjet çerekfinale të pionierëve luhen të dielën nga ora 14:00 në Prizren. Ndeshjet çerekfinale janë: Zhegra – Prizreni, Deçani – Vushtrria, Kastrioti – Vëllaznimi dhe Besa Famgas – Llapi.
Një javë më vonë luhen gjysmëfinalet dhe finalja.
Gjatë javëve të kaluara, hendbollistët e grupmoshës së pionierëve, kanë shfaqur elemente të mira dhe kanë dëshmuar se e ardhmja e tyre në sport është e ndritur./FrontOnline/