Këngëtarja Pink ishte infektuar me koronavirus në mars të vitit të kaluar, dhe përveç saj, djali i saj katër vjeçar Jameson ishte gjithashtu i infektuar. Pink atëherë kishte probleme me frymëmarrjen dhe djali i saj kishte një temperaturë të lartë për një kohë të gjatë. Tani, gjatë një paraqitje në radio ‘Heart’, ajo tha se mendonte se do të vdiste.
“Kjo do të tingëllojë e çmendur, por ne patëm koronavirusin vitin e kaluar, shumë herët, në mars. Ishte vërtet keq, kështu që ndryshova testamentin tim. E dini, në atë kohë mendova se kishte mbaruar gjithçka me ne” ,i tha Pink nikoqirit Mark Wright. “Atëherë, e gjithë ajo që kishte rëndësi për mua ishte t’i tregoja Willow sa e doja atë. Si prind, mendova për atë që po i lë fëmijës tim, nëse do të kem sukses në botë, nëse ata do të kenë sukses, çfarë duhet t’u tregoja atyre për herë të fundit”, shtoi këngëtarja. Pink më parë kishte treguar se si ishte në panik kur filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje. “Po mendoja të shkoja në spital, por në të njëjtën kohë nuk dija çfarë të bëja. E vetmja gjë për të cilën isha e sigurt ishte se kjo ishte përvoja më e frikshme e jetës time”, tha ajo./FrontOnline/