Gjatë spektaklit të sotëm piktura e Donaldit u vendos në ankand.
Ai kishte pikturuar në një copë të bardhë portretin e Ismail Qemalit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Banorët zgjodhën që kjo pikturë të shitej dhe të ardhurat e grumbulluara të shkonin në ndihmë të fëmijëve me autizëm.
Shifra përfundimtare e përfituar nga ky ankand ishte 12.000 euro.
Personi i cili ofroi këtë shifër rezultoi të ishte njëri nga miqtë e Donald Veshaj.
Nga ky lajm banorët nuk e fshehën emocionin dhe lotët.